Erzeni i Dedes nis nga puna, afrohen Hidi dhe ish-i i Vllaznisë

schedule13:37 - 23 Korrik, 2021

schedule 13:37 - 23 Korrik, 2021

Erzeni ka objektiva të mëdha në sezonin e ardhshëm. Klubi i Kategorisë së Parë synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar dhe në stol do të ketë një emër të njohur.

Ai është Nevil Dede, ish-mbrojtësi i njohur që ka drejtuar si trajner skuadrat e Tiranës, Laçit, Luftëtarit dhe Kastriotit.

46-vjeçari ka filluar nga puna si timonieri i ri i Erzenit, që nuk është ndalur me kaq. Klubi nga Shijaku ka “blinduar” portën me Isli Hidin dhe ka përforcuar sulmin.

 

Isli Hidi

40-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mes shtyllave. Sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, teksa ka veshur edhe 17 herë fanellën e kombëtare shqiptare.

Pjesë e Erzenit edhe Jasmin Rraboshta, sulmuesi shkodran. 31-vjeçari luajti me Burrelin sezonin e kaluar dhe e mbylli aventurën matiane me 8 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!