Erzen Breçani: Policia s’ka motivim, duhet që të kesh marrëdhënie direkte me kontigjene të caktuar

schedule13:29 - 6 Tetor, 2021

schedule 13:29 - 6 Tetor, 2021

Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ketë të mërkurë ka qenë i ftuar në ABC Live në një panel ku është diskutuar në lidhje me dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe emërimin e Gledis Nanos në vend të tij.

Breçani është shprehur se problemi i drejtuesve të policisë në vendin tonë është se nuk krijojnë besueshmëri tek qytetarët.

Ndër të tjera ajo ka dhënë detaje në lidhje me operacionet që janë zhvilluar në kohën kur ai ishte drejtues dhe rrezikun që ndërmerrej ama sot duket se një frymë e tillë nuk ekzisto.

Drejtorit të policisë nuk duhet që ti japësh afate por duhet që të krijojë besueshmërinë te qytetarët. Drejtori i policisë duhet që të kërkojë buxhet dhe motivim nga kryeministri vetëm kështu do të arrijë që të dalë nga gjendja, ndryshe e ka të pamundur. Mbaj mend se kemi kryer operacion që ne mund të kemi hyrë për të vdekur, që për 300 mijë lekë kemi hyrë në një operacion, por ajo frymë ka ikur ka vdek.

Ne duhet që të shikojmë Kosovën që ka ndërruar shumë kryeministra, por jo drejtues. Janë shumë drejtime që nuk e lenë punonjësin e policisë që të bëjë punën. Shërbimet e kontrollit të brendshëm e vëzhgojnë policin se ku po hyn. Shqipëria është shumë e vogël, ato që kanë punuar në policinë e dinë se si funksionon dhe se lidhjet me kontigjente të ndryshme të ndihmojnë në hetime”, ka thënë ai.

Breçani ndër të tjera është shprehur se në kohën që ka qenë drejtues operacionesh ka marrë rrisqe dhe ka folur me kontigjente që kishin të bënin direkt me persona të caktuar duke u munduar që të parandalonin ngjarjet.

Unë i kam takuar dhe personat me kontingjent të lartë që janë marrë me ngjarje kriminale, dhe më thonin se unë po ju prishja punë. Ka shumë kontingjente që secili nga ne nga shoqëria që kemi ne arrijmë që të marrim informacione të brendshme, dhe mund të parandalojë ngjarjet duke u ulur me to dhe duke biseduar. Drejtimi operacional ka një përgjegjësi të madhe”, është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!