Prokuroria ka vendosur të marrë të pandehur Ervis Matinajn 18 muaj pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok ku gjatë një përplasjeje me armë mbeti i vrarë një person dhe i plagosen dy të tjerë.
Abcnews.al mëson se prokuroria ka ngritur katër akuza penale ndaj Martinajt, të cilat janë ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje’, ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave’, si edhe ‘ Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, vepra këto të parashikuara në nenet e Kodit Penal.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish-Bllok ku gjatë një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosen Ervis Martinaj dhe Elion Hato.
Për vrasjen e Gaxhës është akuzuar ish-komandoja Meviol Billo, i cili është në arrati. /abcnews.al