“Ervis Martinaj ishte në funeralin e Brilantit”, gazetarja: I humbi gjurmët para syve të Gardës

schedule22:46 - 10 Tetor, 2022

schedule 22:46 - 10 Tetor, 2022

Gazetarja Klodiana Lala  ka treguar detaje të reja për “telenovelën” Ervis Martinaj, për të cilijn nuk dihet asgjë prej dy muajsh.

Lala ka treguar se “Mbreti” i lojërave të fatit ka qenë i pranishëm edhe në funeralin e kushëririt, Brilant Martinaj, i cili u vra në një atentat në një atentat te mbikalimi i Fushë Krujës.

“Ervis Martinaj nuk ishte një personazh dosido i botës së krimit. Është shoqëruar nga punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale. Vinte nga bota e krimit dhe kishte mbështetjen e vetë strukturave shtetërore. Në të gjithë botën ne kemi bosë të mafies italiane, që kanë jetuar edhe mbi 40 vite në arrati. 

Nuk besoj që atje eskortoheshin në ditën për diell nga forcat e posaçme dhe nuk besoj që gjurmët e një personazhi humbisnin kur dilte nga hyrja e një pallati ku banonte dhe Prokurori i Përgjithshëm i vendit. Sepse Ervis Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës. 

Këto e bëjnë shqetësuese sepse mund të ndodhë që të jesh në arrati dhe të gjejnë kundërshtarët. U vra Ervin Dalipaj, kërkohej nga policia e shtetit. E vranë kundërshtarët në autostradë. Por të eskortohesh nga forcat operacionale, të shkosh në ditën për diell edhe në funeralin e kushëririt”, tha Lala në emisionin “Open”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!