Ervin Mata kërkesë Prokurorisë së Tiranës

schedule14:24 - 14 Mars, 2019

schedule 14:24 - 14 Mars, 2019

Biznesmeni Ervin Mata, i cili ka qenë njëri prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 4 Tetorit në zonën e ish-Bllokut, aktualisht i lënë nga gjykata me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkon nga prokuroria që të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak muajve më parë.  

Biznesmeni Ervin Mata, i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorin në ish-Bllok, i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës. Mata i kërkon organit të akuzës që të ketë mundësinë të japë shpjegime për ngjarjen, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Avokati i biznesmenit, Alban Brengasi, u qaka dorëzuar memon dy prokurorëve të çështjes, për shkak se Ervin Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime për ngjarjen.

Burime nga organi i akuzës bëjë me dije se e kanë administruar kërkesën e biznesmenit Mata dhe javën e ardhshme ai do të thirret për të dhënë versionin e tij për krimin, ku viktimë mbeti Fabian Gaxha, ndërsa u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elio Hato.

Gjykata e Tiranës në seancën paraprak ka caktuar për Ervin Matën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendim i cili është ankimuar nga organ i akuzës, e cila kërkon kthimin ne burg të biznesmenit.

Prokuroria pretendon se gjykata nuk i ka vlerësuar drejtë provat dhe faktet e paraqitura nga ana e tyre dhe duke caktuar një masë sigurie që nuk korrespondon me rëndësinë e ngjarjes.

I fejuari i këngëtares Elvana Gjata u vetëdorëzua pas gati 5 muajsh në arrati. Në burg për këtë ngjarje qëndron vetëm Ervis Martinaj, pasi të gjithë të dyshuarit e tjerë janë liruar. Ndërsa, në arrati vazhdon që të jetë, komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të Fabian Gaxhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!