Nga Berati, kandidati që do të marrë drejtimin e këtij qyteti Ervin Demo ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit.
“Me të dhënat paraprake që ne kemi pjesëmarrja është në nivele të pranueshme dhe të kënaqshme. Besoj se kjo është shenjë e qytetarisë së banorëve të Beratit. Besoj fort se gjatë gjithë ditës do të vazhdojë i gjithë procesi të tregojë , jo vetëm që votuesi ka pasur mundësinë të shprehi vullnetin e vet, por në të njëjtën kohë procesi është i atillë që edhe vetë PD-ja mund të bëjë çfarë të dojë rrugëve të qytetit”./abcnews.al