Ervin Bushati në Friendzone flet për versionin më të ri të këngës “Molla”

schedule19:12 - 7 Gusht, 2020

schedule 19:12 - 7 Gusht, 2020

Gjatë pjesës së parë të emisionit ishte i ftuar këngëtari Ervin Bushati, për të folur mbi versionin e ri të këngës “Molla”.

Ai ka thënë se ky version erdhi si pasojë e kërkesës së madhe dhe pëlqimit që kjo këngë ka pasur ndër vite.

Ervini ka treguar gjithashtu se e ka marrë me sportivitet periudhën e pandemisë, por ndihet i prekur nga ndalimi i muzikës live.

Ai ka punuar gjithashtu disa variante, por me kohen do ti  publikojë.

Gjithashtu ai ka dhënë opinionin e tij në lidhje me trendet e reja duke thënë se çdo kush mund të bëjë zgjedhjet e tij dhe se ai i respekton zgjedhjet e secilit edhe pse nuk i pëlqen çfarë po ndodh me muzikën dhe tekstet që po dalin së fundmi.