Errësira armiku i Superiores, FSHF ndryshon oraret e ndeshjeve

schedule16:45 - 8 Janar, 2021

schedule 16:45 - 8 Janar, 2021

FSHF zë mend pas ndeshjeve të 31 dhjetorit. Në kryeqytet dhe në Laç, në përballjet Tirana-Vllaznia dhe Laçi-Partizani kishte probleme gjatë 45 minutave, për shkak të errësirës së krijuar.

Trajneri Ilir Daja e tha hapur pas ndeshjes dhe tani FSHF ka vendosur të ndryshojë oraret e përballjeve për sfidat që luhen në stadiume pa ndriçim.

NJOFTIMI – “Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton për disa ndryshime në axhendën e javës së 13-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshjet Kastrioti-Skënderbeu, Laҫi-Kukësi dhe Bylis-Tirana, të planifikuara për tu luajtur të shtunën në orën 13:45, janë afruar me 15 minuta, duke parë mungesën e sistemeve të ndriҫimit në këto stadiume.

Dy ndeshjet e tjera të javës, Vllaznia-Teuta, e cila zhvillohet sot në “Loro Boriҫi” dhe Partizani-Apolonia e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë nuk kanë asnjë zhvendosje”, njofton FSHF. /abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 13
E shtunë, më 9 janar 2021
Ora 13:30 | Kastrioti-Skënderbeu
Ora 13:30 | Laçi-Kukësi
Ora 13:30 | Bylis-Tirana
Ora 16:45 | Partizani-Apolonia

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!