Ermali përmendi Bora Zemanin, Beatrix merr vendimin e papritur, revoltohet Donaldi

schedule22:31 - 11 Shkurt, 2022

schedule 22:31 - 11 Shkurt, 2022

Ermal Mamaqi bashkë me disa personazhe të tjerë të njohur hynë brenda shtëpisë së Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme. Teksa po fliste me banorët, Ermali bëri një batutë duke thënë se do të ftojë Bora Zemanin në sezonin e dytë të serialit të tij, për të luajtur bashkë me Ilirin Shaqirin.

Donaldi e mori situatën me sportivitet, ndërsa tha se duhej ta paguante mirë. Por këtë batutë të Ermalit nuk e ka pritur mirë Beatrix Ramosaj, e cila ka refuzuar ftesën për të darkuar me banorët dhe Donaldin mbrëmjen e sotme. Donaldi i cilësoi si “kunja” fjalët e Ermalit por tha se i mori me shaka.

Nuk bëra diçka. Ishte një shaka që s’e hapa unë. Ishte një batutë që e nisi tjetër kush. Unë e mora në kontekstin e shakasë. Ishte ironi. Ça kam bërë, kaq kam thënë, paguaje mirë. Nuk më ka bërë përshtypje aq shumë nuk më intereson.”, tha Donaldi.

Por komenti që bëri Arjola nuk u prit mirë nga aktori pasi tha se ai foli i pari kur u përmend Bora dhe për këtë arsye, Beatrix mund të jetë ndjerë keq.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Thashë thjesht paguaje mirë!

Arjola: Ishte interesim

Donaldi: Nuk po e kuptoj

Arjola: Po më pyet Arbana, po jap mendimin tim

Donaldi: Ku ishte gabimi im?!

Donaldi: Nuk thashë që ishte gabim…/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!