Ermal Tahiri, pjesë e pandarë e emisionit Pressing në ABC Neës, ka folur për ekipin e Kukësit, “fytyrën” e re që po merr skuadra verilindorë me trajner Gegën, si dhe iu përgjigj pyetjes së Eno Skarços, nëse do të jetë ai drejtori teknik i Kukësit.
“Lojtarët janë blerë, ato që ka dashur trajneri. Ky Obanor nuk ishte për rinovim kontrate dhe kjo gjë dihej me kohë. Të gjitha bisedat kanë qenë që Obanor të ikë. E dyta, pjesa e Telushit ka pasur në kontratë se nëse i vjen një ofertë më e lartë, do të jetë i lirë për të ikur. Zëvendësuesin e kanë brenda. Mbetet për t’u parë që lojtarët e ardhur mund të zëvendësojnë ata që u larguan. Kukësi ka arkëtuar dhe para, edhe për Rrocën, edhe për Mustën.
Klubi ka politika, nuk duhet vetëm të japësh, por dhe të marrësh. Ne po diskutojmë për një skuadër, që vjet kishte Shkurtaj, Musolli, Rroca, Obanor, lojtarët më të mirë, por nuk dolën kampionë. As nuk e mori Kupën e Republikës. Filozofia tjetër, ka sjellë këto lojtarë dhe thotë që unë me këto lojtarë, jam për titull kampion.
Unë drejtor teknik i Kukësit? Pse jo, le të përmendet emri im. Unë jam me Bayernin, jam gjithmonë fitues. Kështu që kudo që të shkoj vëlla (drejtuar Eno Skarços), do të fitoj”, u shpreh Tahiri./abcnews.al