Producenti Ermal Mamaqi kohën e fundit është përqendruar më shumë në fushën e kinematografisë.
Mirëpo, ai arrin të gjejë kohë edhe për familjen, siç ka ndodhur mëngjesit e sotëm, të cilin Ermali e ka nisur me të birin.
Ai ka publikuar në Instagram disa fotografi, ku shfaqet pranë Joelit, të dy të veshur njësoj dhe të buzëqeshur. Ermali nuk ka nguruar t’i jap edhe një këshillë të birit, që duhet ta përvetësojnë edhe fëmijët e tjerë.
“Rritu, Puno, Luaj (Përsërite)”, ka shkruar Mamaqi.
View this post on Instagram
Së fundmi, Ermali është në përgatitje të serialit “H.O.T”, i cili pritet të lancohet shumë shpejt dhe ka bërë bashkë shumë emra të njohur të ekranit./abcnews.al