Erlis Frashëri e mbyll me Gjilanin: Falënderime për të gjithë!

schedule14:14 - 8 Janar, 2021

schedule 14:14 - 8 Janar, 2021

Erlis Frashëri, mbrojtës i djathtë, ka mbyllur pas 18 muajsh bashkëpunimin me Gjilanin në Kosovë. Korçari e ka njoftuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale dhe ka falënderime për të gjithë, duke nisur nga presidenti e deri tek tifozët.

“Do të dëshiroja të njoftoja se që prej ditës së sotme nuk jam më pjesë e skuadrës së Gjilanit. Me marrëveshje të dyanshme arritëm të ndërpresim kontratën . Falënderime të përzemërta për drejtuesit e klubit, për presidentin Florim Zuka, që më kanë mbështetur dhe vlerësuar.

Falënderim për trajnerin Gentian Mezani, gjithashtu edhe Bylbyl sokolin (edhe pse s’patëm mundësinë të punojmë për një kohë të gjatë). Një falënderim të veçantë dhe special për Skifterët. Faleminderit skifterë për mbështetjen dhe miqësinë që më keni dhuruar . SC GJILANIT i uroj shumë suksese dhe arritje të objektivave”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!