Erling Haaland ka shënuar sërish, madje një tregolësh. 19-vjeçari i dhuroi fitoren e radhës Salzburgut në kampionat. Kampionët mposhtën 0-3 Wolfsberger dhe sulmuesi ishte autori i tre golave.
Norvegjezi është ngjitur në kuotën e 15 golave në kampionat, teksa numëron edhe 4 gola të shënuar në Kupën e Austrisë dhe 7 në Champions League.
Shumë klube të mëdha evropiane po e monitorojnë me kujdes bomberin viking, i cili ka gjetur tripletën e pestë për këtë sezon! 26 rrjeta në 18 ndeshje janë një statistikë e frikshme dhe Haaland nuk ka ndërmend të ndalet. /abcnews.al