Sergio Aguero ka zgjedhur të mos rinovojë kontratën me Manchester City, del lojtari i lirë në fund të këtij sezoni dhe do ta largohet me parametra zero pas dhjetë viteve të kaluara në ishull. Pep Guardiola e ka të qartë në kokë se kush është zëvendësuesi perfekt i goleadorit argjentinas.
Trajneri i “Cityzens” i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin Erling Haaland, norvegjezin që i ka bërë të gjithë për vete me golat e tij. 20-vjeçari i Borussia Dortmund ka një klauzolë prej 70 milion eurosh, opsion që zgjat deri në vitin 2022. City nuk e ka aspak problem të paguajë këtë shumë.
Pjesa më e vështirë është bindja e lojtarit të talentuar, pasi ofertat në drejtim të tij janë të shumta. Në mes është edhe Mino Raiola, agjenti i lojtarit. Arritja e një akordi me të është mision aspak i thjeshtë, por Guardiola e do me çdo kusht Haaland dhe drejtuesit janë gati të nisin negociatat me Raiolën./abcnews.al