Erkand Qerimaj do të marrë pjesë zyrtarisht në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Peshëngritësi 32-vjeçar ka dhënë lajmin e mirë me anë të një postimi në Facebook.
“Zyrtarisht i kualifikuar për Olimpiadën Tokyo 2020 për të përfaqësuar vendin tim, Shqipërinë! Pas 3 viteve Gara Kualifikuese, sakrificë dhe mund, duke arritur të marr pikët kualifikuese për këtë kompeticion shumë të rëndësishëm përsa i përket karrierës time!
Faleminderit gjithë atyre që më kanë mbështetur dhe besuar“, shkruan peshëngritësi shkodran, i cili bëhet shqiptari i dytë i këtij sporti pas Briken Caljes që do të garojë në Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen në kryeqytetin japonez nga 23 korriku deri më 9 gusht. /abcnews.al