Tenderat për Ujësjellësin në 12 fshatra, kanë ritkhyer në SPAK të enjten kreun e Bashkisë së Kolonjës. Mësohet se ai është marrë pyetje nga prokurori I Posacëm Dritan Prenci dhe hetuesit e BKH-së, lidhur me procedurat që janë zbatuar për dhënien e tenderave për të ndërtuar ujësjellësat në Bashkinë e Kolonjës. Erion Isai, doli pas dy orësh marrje në pyetje nga Organi I akuzës, dhe nuk pranoi të flaasë para kamerave.
Në shtator të këtij viti, Erion Isai është marrë zyrtarisht I pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerje të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Bashkë me të, të pandehur u morën edhe 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë Kolonjë. Sipas SPAK, hetimi lidhet me dy episode, ku dyshohet se janë kryer këto vepra penale. E para lidhe me tenderin e rrugës Korçë – Ersekë, që u dëmtua ndërsa episodi I dytë sipas SPAK, lidhet me një hetim për sa I përket tenderave të dhënë nga Ujësjellës Kanalizimet në Bashkinë e Kolonjës. Sa I përket tenderave të Ujëlsjellës Kanalizimeve dyshohet se janë fovorizuar kompani për tu shpallur fitues.
Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e ndjekura në disa tendera.
Në fund të muajit Shtator, SPAK vendosi të zgjasë deri në shkurt, afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të bashkisë, që akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”./abcnews.al


