Erjon Braçe poston videon e tmerrshme brenda lokalit: Si mund të vlejë jeta sa një gol?

schedule21:29 - 24 Nëntor, 2020

schedule 21:29 - 24 Nëntor, 2020

Sot në Shqipëri u shënuan 19 viktima nga koronavirusi duke thyer cdo rekord, ndërsa zv/ kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në faqen e tij në Instagram duke treguar atë që ndodhi në një lokal në veri të vendit ditën e shtunë, një grumbullim masiv për të parë një ndeshje futbolli. “Si mund te vlej jeta kaq pak, sa nje gol i pare kolektivisht?!” shkruan ai. Braçe thotë më tej se si ai lokal, ka edhe shumë në qytetet e mëdha duke nisur nga Tirana duke kërkuar ndërgjegjësim nga të gjithë për respektimin e masave anti-covid.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Postimi i plotë i Erjon Braçes

19 shqiptare humben jeten,

744 shqiptare u infektuan me covid 19,

455 shqiptare jane te shtruar ne spitale,

21 shqiptare jane ne terapi intensive,

7 shqiptare jane te intubuar,

16 899 shqiptare jane te infektuar aktive!

Dje ishte keq,

por sot eshte edhe me keq;

do behet edhe me keq nese secili prej nesh

nuk degjon, nuk vlereson, nuk reflekton,

nuk reagon ndryshe, per te mbrojtur veten, prinderit e moshuar, familjen, femijet!

Urdheroni, shiheni videon;

eshte e se shtunes mbrema ne nje lokal,

ne nje qytet ne veri te vendit,

ne kohen kur luhej nje ndeshje futbolli e shenohej nje gol!!!

Je pa fjale?

Ashtu eshte, cte them, cte thoni?

Si mund te vlej jeta kaq pak,

sa nje gol i pare kolektivisht?!

E di qe eshte pasion, jam tifoz vete,

por pa jeten e shendetin as pasion nuk ka!

Si ketu, eshte ne shume lokale ne qytetet e medha duke nisur nga Tirana e tutje ne veri e jug, lindje e perendim;

Kur pronaret e tyre kane prioritet leket, duhet ne te mos zbresim, ulemi, rrime e rrime tek ta!

Leket e gjithkujt per ta vlejne;

Por a ja vlen ta blesh virusin me para?!

Jooooooo!

mos harro, nuk te infekton qeveria,

por ti infekton veten, familjen, tjetrin!

mos harro, ka me keq,

ka edhe me mire, e ke vete ne dore!

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!