Erjon Braçe: PD-LSI, si shtëpia e Camorra-s për fëmijët

schedule12:23 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 12:23 - 15 Dhjetor, 2020

Nga Erjon Braçe

Qysh kur organizatat kriminale, terroriste dhe, partite politike, nisen te perdorin e shtyjne femijet ne krim,
cdo vend vendosi denime te ashpra per tutoret dhe nxitesit e tyre ne krim; e thjeshte, punet e pista nuk i bejne boset e mafias, terrorit e partive politike!

Tirana, Durresi, Korca, Shkodra jane shembujt e fundit!

Katër nene te Kodit Penal qartesojne gjithcka;

I pari, Neni 129/ shtytja e te miturve ne krim, ben te qarte se; Shtytja apo terheqja e te miturve nen moshen 14 vjec per te kryer krim, denohet me burgim gjer ne 5 vjet;

Cilat jane krimet e kryera ne keto 5 dite?

I dyti, Neni 150/ shkaterrimi i prones, ben te qarte se; Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones, kur pasojat materiale nuk jane te lehta, denohet…..me burgim gjer ne 3 vjet;

I treti, Neni 151/shkaterrimi i prones me zjarr, ben te qarte se; Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me zjarr denohet … me burgim gjen ne 5 vjet; kur pasojat materiale jane te renda, denohet gjer ne 10 vjet;

I katerti, Neni 154/shkaterrimi i prones me mjete te tjera, ben te qarte se;

Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me mjete te tjera, qe perbejne rrezik per mjedisin rrethues e jeten e njerezve denohet….gjer ne 5 vjet dhe, kur pasojat materiale jane te renda denohet nga 5-10 vjet; kur ka pasoja per jeten e shendetin e njerezve denohet me burgim nga 5-15 vjet!

Por nje i mitur as arrestohet e as procedohet penalisht; shkaterrimi i prones prej tyre ndodhi, por asnje femije i mitur nuk u arrestua apo procedua penalisht;

Nje pjese e tyre u shoqerua, u njoftuan prinderit dhe ju dorezuan!

Partite e poshtra kaosin dhe shkaterrimin e prones publike e private e arriten; lajm boteror madje!

Prej dy ditesh, pisa edhe me te medhenj se keta te partive-medemek shoqeri civile, nuk merren me kriminelet politike qe shtyne femijet ne krim, por me deshtimin e shkolles ne edukimin e tyre!

Nuk ka ndyresi me te madhe si e sa kjo!

Tek piranjat, Saviano ka nje ngjarje e dialog epik;

Me kobure ne dore perballe nje bosi te Camorras, nje femije i thote:

Per t’u bere kaq mu deshen 10 vjet, per te vrare ty 10 sekonda!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!