Erisa Zykaj: Pengesa që mban varur Shqipërinë për në BE, rruga drejt konferencës së dytë më e vështirë

schedule19:32 - 6 Tetor, 2021

schedule 19:32 - 6 Tetor, 2021

Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në këto 10 vite. Në lidhje me këtë pikë u bashkuan disa nga vendet e BE ditën e sotme në samitin e mbajtur në Slloveni.

Gazetarja e ABC Erisa Zykaj në një lidhje në Radarin Informativ, se burimet e saj kanë konfirmuar se aktualisht e vetmja pengesë për Shqipërinë është ngërçi që Maqedonia e Veriut ka me Bullgarinë në lidhje me historinë dhe çështjet e emrit. Megjithatë ajo theksoi se të njëjtat burime kanë konfirmuar se Shqipëria do ta ketë mjaft të vështirë rrugën për një konferencën e dytë ndërqeveritare.

“Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE në këtë 10-vjeçar. Pra për momentin asnjë shtet i BE nuk i jep dritë jeshile apo afat kohor për një nga vendet e Ballkanit. Për Shqipërinë mund të themi që pengesa lidhet me ngërçin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Burime nga presidenca sllovene janë shprehur për ABC se nuk ka asnjë pengesë tjetër. Nëse kjo kapërcehet mund të hapet rruga.

Po këtu burime thonë që Shqipëria mund ta ketë rrugën shumë të vështirë për një konferencën e dytë. Pengesa e vërtetë mbetet konferenca e dytë ndërqeveritare. Shumë vende janë shumë të rrepta në lidhje me demokracinë në vend. Për Shqipërinë nuk do tolerohet problemet që janë konstatuar edhe në raportin për zgjedhjet. Danimarka, Holanda dhe Franca janë disa nga këto vende. Këto janë burimet e mia sipas të cilave Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë rrugën për në konferencën e dytë”, tha Zykaj.

Ajo shtoi se vendet anëtare të BE janë shumë kërkuese duke u ndaluar edhe te deklaratat publike të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.  Por sipas saj liderët europianë janë të prirur për të investuar në Ballkan kjo edhe nga frika e influencës së forcave të tjera si Rusia, Kina apo Turqia.

“Vendet anëtare janë shumë kërkues. Lidhur me deklaratat zyrtare. Kemi pasur një deklaratë të Merkel e cila ka thënë se nuk është në favor të dhënies së datave për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që kemi deklaratën e Macron që rikujtoi që kemi rikthim të tensioneve në Ballkan.

 Ai ka folur për problemet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Rutte ka thënë që është e papranueshme që Shqipëria dhe Maqedonia të pengohen për shkak të Bullgarisë duke dhënë shpresë se kjo mund të zgjidhet pas zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor në Bullgari. Liderët europianë kanë kuptuar që duhet të investojnë në Ballkan që të mos zëvendësohen nga Rusia, Kina apo Turqia në rajon. Prandaj kanë miratuar një paketë për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ajo. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!