‘Eris’, varianti i ri i Covid-19 po përhapet në mbarë botën, reagon OBSH

schedule11:41 - 10 Gusht, 2023

schedule 11:41 - 10 Gusht, 2023

Një variant i ri i Covid-19 është cilësuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar si i ulët.

Varianti, i njohur si EG.5 ose “Eris”, lidhet me një nënvariant të Omicron të njohur si XBB.1.9.2 dhe po përhapet globalisht, përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën dhe SHBA-në.

Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë. Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik nga EG.5 vlerësohet si i ulët në nivel global.

Deri më sot, nuk ka pasur ndryshime në ashpërsinë e sëmundjes.

“Ndoshta do të shkaktojë më shumë raste infektimesh dhe të gjitha problemeve që sjell kjo gjë, si më shumë shtrime në spital ose Covid të zgjaturpor nuk ka asnjë arsye për momentin që të mendohet se do të jetë më keq se valët e mëparshme të këtij viti,” tha Christina Pager, një profesoreshë në University College London.

“Vaksinimi mbetet mbrojtja jonë më e mirë kundër valëve të ardhshme të Covid-19, kështu që është e rëndësishme që njerëzit të bëjnë të gjitha dozat sa më shpejt të jetë e mundur.”

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!