Që pas 30 Qershorit, aktori i njohur i humorit Erion Isai u zgjodh si kryebashkiak i Kolonjës. Edhe pse nuk e ka marrë akoma detyrën e re, ai së bashku me vajzën dhe bashkëshorten janë vendosur për të jetuar në vendlindje.
Por në pritje të marrje së detyrës më 13 Gusht, Erioni ka vendosur që së pari të surprizojë gjithë maturantët e Kolonjës. Ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë vizituar gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ në Kolonjë në mbrëmjen e maturës dhe i ka dhuruar të gjitha vajzave nga një byzylyk me lule që është traditë për maturën.
“Suksese yje të maturës 2019 të shkollës “Petro Nini Luarasi” Kolonjë. Në fund të studimeve. Kolonja ju pret!”, ka shkruar ai.