Erion Dasho: Romët më pak të rrezikuar nga koronavirusi, mbizotëron mosha e re

schedule22:30 - 8 Maj, 2020

schedule 22:30 - 8 Maj, 2020

Ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho në një intervistë për Provokacija është shprehur se është e vështirë që të bësh një panoramë të saktë mbi numrin e të infektuarve nga koronavirusi, pasi një pjesë e të prekurve janë asimptomatik.

Dasho në fjalën e tij ka theksuar se ajo që mund të llogaritet me saktësi është numri i vdekshmërisë për 1 milionë banorë, që fatmirësisht nuk është shumë e lartë.

Lexo edhe: Mjeku Dasho: Rreziku më i vogël, vdekshmëria nga Covid 19, 2 herë me e lartë se gripi normal

Ne kemi kapur majën e asbergut kur vjen punë për të përcaktuar numrin e të infektuarve, pasi pjesa më e madhe e kalojnë pa e kaluar janë asiptomatik. Më shumë se 80% e pacientëve kanë simptoma shumë të lehtë ne kapim vetëm 15 % që kaë nevojë për kujdes intensiv. Ne nuk mund të flasim për statistika të sigurta ajo që mund të themi me siguri është numiri vdekshmërisë për 1 milionë banorë vetëm kjo është e saktë për të gjithë vendet e botës. Gjermania ndyshon nga vendet e tjera pasi ka një sistem ndryshe sjhëndetsor, ka një numër të madh shtretërish, po ashtu dhe shtretër për pacientë për nevojë të terapive intensive. Gjermania në ndryshim nga vendet e tjera nuk lejoji që të kalonte në pik, siç ndodhi me shumë vende të tjera të botës. Gjithashtu qytetarët kanë ndjekur me bindje të gjithë vendimet e qeverisë dhe kanë arritur që të jetë nhjë sukses në menaxhimin e kësaj situate.

Mjeku Dasho ka komentuar gjithashktufaktin se pse Ballkani e ka kaluar me më shumë lehtësi se pjesa tjetër, duke theksuar ndër të tjera se një ndikim në këtë mund të ketë dhe higjena që dihet se nuk është në nivele të larta në rajonin tonë.

Dasho në një bisedë me gazetarin Mustafa Nano ka theksuar se higjena e keqe ka dhe një formë të mirë pasi duke u ekspozuar ndaj patogenëve sistemi imunitar qëndron aktiv, dhe mund të jetë një ndikues por patjetër është vetëm një hipotezë nuk është diçka e provuar.

Ai ndër të tjera ka vënë në dukje se romat janë më pak të ekspozuar me Sars Cov 2 pasi janë një popullatë e re.

“Popullsia rome ka karakteruistikën tjetër se është në moshë të re dhevirusi është vertetuar se më shumë prek moshat mbvi 65 vjeç dhe të sëmurët kronik. Ndërsa një popullatë e re dhe dinamike nuk ka shumë rrezik nga Sars Cov 2. Dhe komuniteti rom bën pjesë këtu pasi ka një moshë të re dhe pse patjetër në këtë sëmundje një rol të rëndësishëm ka higjena, dhe nuk duhet të keqkuptohemi. Higjena jo sterile te fëmijët ndihkon në forcimin e imunitetit të fëmijëve”, tha doktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!