Erion Braçe: Organizatorët e trazirave në zgjedhje do shkojnë në burg

schedule20:39 - 24 Maj, 2019

schedule 20:39 - 24 Maj, 2019

I ftuar ditën e sotme në Mbrëmje ABC, Zv/kryeministri Erion Braçe përballë gazetares Mirela Milori ka dhënë opinionin e tij për situatën politike në vend si dhe çfarë hapash do ndërmarrë qeveria në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Braçe theksoi se në dialogun që i ofrohet ish-opozitës dy gjëra janë të panegociueshme, zgjedhjet në 30 qershor dhe mandatin që ja u ka dhënë populli. Braçe gjithashtu tha se në zgjedhjet e 30 qershorit do të zbatohet ligji për të gjithë ata tentojnë të cenojnë procesin përfshirë edhe ata që i organizojnë trazirat.

Mirela  Milori: Çdo 20 vjet do të kemi këtë situatë përplasjesh?

Erion Braçe: Zoti Berisha është faktori kyç që ka marrë rininë tonë dhe po merr të fëmijëve tanë. Ne po rrimë këtu ndërsa ai ishte me snajperë ku vrau 4 njerëz.

Mirela Milori: Në 30 qershor çfarë do ndodhë?

Erion Braçe: Do zhvillohen zgjedhjet.

Mirela Milori: Pala tjetër thonë se jo.

Erion Braçe: Qytetarët e republikës tonë duan të shkojnë të votojnë.

Mirela Milori: Si do e zgjidhni?

Erion Braçe: Do zbatojmë ligjin nga a te zh

Mirela Milori: Do prishin zgjedhjet, si do veproni do burgosni 10 mijë vetë?

Erion Braçe: Janë ca njerëz dhe jo 10 mijë vetë. Keni parë ndonjë ish-deputet nga ata të hedhin molotov? Do shkojnë në burg përfshirë organizatorët.

Mirela Milori: Gjeni hapësira dialogu në këtë situatë?

Erion Braçe: Në letër të bardhë të shkruajnë si i duan zgjedhjet, ta shkruajnë si ta duan dhe ne jemi dakord. 2 gjëra nuk negociojmë, mandatin nga populli dhe zgjedhjet ne 30 qershor,ta shkruajnë të zezën mbi të bardhë dhe ne jemi dakord.

Mirela Milori: Në këtë situatë, ka përplasje civile thotë pala tjetër?

Erion Braçe: Nuk ka përplasje, ka vetëm ca njerëz që nuk duan veten e tyre.

Mirela Milori: Nëse këto zgjedhje do zhvillohen do jenë monopartike,

Erion Braçe: Kush tha se janë monopartiake, kjo është çështje e qytetarëve. Na votojnë kundra apo na votojnë pro është çështje e tyre.

Mirela Milori: Vendi është pa gjykatë kushtetuese?

Erion Braçe: Do donit një gjykatë kushtetuese tërësisht të korruptuar, sigurisht që do të hiqen dhe do të vendosen figura të pastra. Gjykatësit personal të njërit apo të tjetrit nuk mund të jenë në atë detyrë.

Mirela Milori: Ka akuza se kjo reformë nuk po jep drejtësi direkt te qytetari, psh gjykata e lartë nuk  mund të funksionojë.

Erion Braçe: Gjykata e lartë ishte certifikuar si gjykatë e korruptuar patjetër do iknin. Ne s’kemi asnjë lloj interesi përveç interesit të një sistemi të pastër të drejtësisë.

Mirela Milori: Përse Z. Meta goditi reformën në drejtësi?

Erion Braçe: Pyesni Z. Meta, nuk kam një opinion për këtë.

Mirela Milori: Dy deputetët gjermanë thonë se këshillohet shtyrja e datës së zgjedhjeve, nëse do ketë një presion ndërkombëtar do të rishikoni mundësinë e shtyrjes?

Erion Braçe: Ka patur deklarate edhe më parë të CDU/CSU se qeveria është legjitime etj. Unë kam qëndrim të qartë në lidhje me këtë, në cilësinë time të një socialisti, 2 gjëra nuk negociohen, mandati dhe data e zgjedhjeve.

Mirela Milori: Reforma në administratën publike, vazhdon?

Erion Braçe: Kush më njeh e di se unë nuk heq dorë, sot kam qenë në Fier për këtë gjë. Janë shtuar forcat që kontrollojnë mbarëvajtjen e shërbimeve të qytetarëve. I komunikoj administratës se gjatë zgjedhjeve orari është 8 me 4, ata duhen të jenë në shërbim të qytetarëve, ata duhet të jenë në punë, kush do ti shërbejë partisë do ikë nga puna.

Mirela Milori: Sa e lehtë është në këtë vend të jesh në përditshmëri me administratën?

Erion Braçe: E vështirë është, sepse ka ende zyrtarë që nuk kanë objektiva, nuk kanë një përshkrim të punës dhe nuk meritojnë të jenë në administratë. Do të ketë regjistër elektronik të shtetit me të dhëna personale të punonjësve, ku do kenë dosjen personale me çdo të dhënë. Po reformojmë gjithë shërbimin dhe po largojmë të gjithë ata që kanë vlerësimin me 2-sh.

Mirela Milori: Si është situata në PS, qe s’janë më në PS, si Dade.

Erion Braçe: Ky është vend i lirë PS është parti e lirë, janë opinionet e tyre dhe janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Situata është e tillë që janë ndezur të gjithë motorët e PS për tu marrë me zgjedhjet e 30 qershorit.

Mirela Milori: Cili është mendimi juaj, do ndryshuar sistemi zgjedhor?

Erion Braçe: E kam thënë që në 2009 se jam për sistem mazhoritar të pastër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!