Erion Braçe: Dielli lind prapë dhe bën… SHEGËËËË!

schedule13:10 - 20 Tetor, 2019

schedule 13:10 - 20 Tetor, 2019

Nën moton e kryeministrit Rama se “dielli do të lindte sërish pas 18 Tetorit”, zv/kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale është entuziast për shegën e Lushnjes, që eksportohet jashtë vendit, dhe se e ka madhësinë sa një shalqi.

“Dielli lind prapë dhe …. bën këtë SHEEEEGEEEE!
Nuk është shalqi, është rekordi i ri në plantacionin e shegës në Karavasta/Divjakë të Agro Iliria: 1 KILOGRAME E 243 GRAME! Viti i parë dhe shihni cfarë prodhimi; 50 tonë deri tani dhe vazhdon! Në Itali e Angli po shkon. Ndërkohë nuk do të jetë veç shegë, por shumë shpejt edhe lëng shege! Kush e do punën e gjen, madje bën super prodhim me të!“, shkruan Braçe./abcnews.al