Tashmë e gjithë Italia është në karantinë prej ditësh. Një problem i ka ndodhur fantazistit të Interit, Christian Eriksen. Danezi, i cili erdhi në Milano në merkaton e janarit nga Tottenham, qëndronte në një hotel, pasi ende nuk kishte marë një apartament të tijin.
Mesfushorit i ishte siguruar një suitë në një nga hotelet më të mira në Milano nga klubi, por për shkak të situatës që po kalon vendi fqinj, hoteli është mbyllur. Eriksen mbeti jashtë dhe Interi mori menjëherë masat, duke i siguruar një ambient ku mund të qëndrojë këto ditë.
Siç dihet edhe Seria A është pezulluar, të paktën deri në 3 prill. Federata Italiane mori vendimin për të parandaluar përhapjen e Coronavirsuit, i cili ka prekur dhe disa futbollistë të Seria A. /abcnews.al