Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Eriksen larg Seria A, do të kthehet në skuadrën që nisi karrierën

schedule17:27 - 2 Nëntor, 2021

schedule 17:27 - 2 Nëntor, 2021

Cristian Eriksen nuk do të vazhdojë karrierën e tij në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Interi, i cili ka shpjeguar dhe rregullat ligjore të kampionatit Italian.

Seria A nuk lejon ë futbollistët që kanë problem me zemrën të zbresin në fushën e blertë, gjë që e pengon lojtarin të vahzdojë të luajë në Itali.

Sipas “Corriere della Sport”, ka një mundësi që lojtari 29-vjeçar të vazhdojë të luajë futboll. Opsioni është Ajax, skuadër ku e nisi karrierën në 2010, sepse në kampionatin Holandez nuk përbën problem defibrilatori në zemër, pasi një rast të ngjashëm ka pasur edhe mbrojtësi holandez Dalej Blind, që aktualisht është pjesë e Ajax.



Interi në këtë mënyrë është i gatshëm të ndërpresë kontratën me Eriksen, dhe jot a shesi atë.

Kujtojmë se Eriksen nisi karrierën e tij në vitin 2010 te Ajax, ndërsa në tottenham u transferua në vitin 2013 ku qëndroi 7 sezone, ku më pas u transferua të Interi në janarin e 2020. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!