Christian Eriksen la Tottenham në janar për të vazhduar karrierën tek Interi. Edhe pse kalimi i fantazistit danez tek ekipi i Antonio Contes krijoi entuziazëm, ky i fundit nuk e sheh si titullar.
Aventura italiane mund të cilësohet negative deri tani dhe 28-vjeçari me shumë mundësi do të rikthehet sërish në Premier League, aty ku ka shkëlqyer me fanellën e Spurs.
Manchester United shihet si destinacioni i ardhshëm i Eriksen. Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë mesfushorin ofensiv dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” po përgatisin një oferta për t’ia “rrëmbyer” Interit në merkaton e janarit. /abcnews.al