Duke folur përpara ndeshjes në shtëpi të Europa League kundër Omonias të enjten mbrëma, Erik ten Hag zbuloi se problemet e Cristiano Ronaldos në fillim të sezonit ishin për shkak të mungesës së tij në parasezon:
“Dua t’i jap sa më shumë mbështetje. Të paktën, sepse kemi disa kërkesa për lojtarët, çfarë presim prej tyre në pozicione të caktuara në fushë. Dhe tani dua të marr lojtarin më të mirë në formën më të mirë.
Tani ai është shumë më mirë, jam i kënaqur me këtë, ai mund t’i sjellë më shumë vlerë skuadrës dhe jam i sigurt se do ta bëjë. Ai definitivisht nuk ishte në maksimumin e tij në fillim, gjë që dëshmon edhe një herë se askush nuk mund të humbasë parasezonin pa pasoja”.
Ronaldo po kthehet gradualisht në nivelin e tij të lartë të zakonshëm, vetëm së fundmi ka shënuar golin e tij të parë në Premier League këtë sezon. Portugezi pritet të startojë ndaj Omonias pas lëndimit të Anthony Martial. /G.D abcnews.al/