Eridon Qardaku i pastër, del përgjigja e testit të tretë për COVID-19

schedule09:31 - 11 Qershor, 2020

schedule 09:31 - 11 Qershor, 2020

Eridon Qardaku është i qetë, pasi ka kryer edhe testin e tretë për të parë nëse është i prekur nga COVID-19. Shkodrani, i cili doli pozitiv në testin e parë dhe u izolua në shtëpinë e tij në qytetin verior, tashmë ka marrë lajmin e mirë se nuk është i infektuar.

Gjithcka konfirmohet nga klubi i Bylisit, që tashmë mund ta llogarisë sulmuesin anësor për ndeshjet në vazhdim. “Po e nisim ditën me një super lajm! Eridon Qardaku ka kryer edhe tamponin e tretë, duke u konfirmuar si negativ dhe tashmë do t’i rikthehet jetës normale!”, njofton klubi ballshiot.

Qardaku është një produkt i moshave të Vllaznisë, por në verë pranoi ofertën e Bylisit dhe firmosi. Ai ka luajtur si titullar në disa ndeshje, ndërkohë që ka shënuar edhe një gol kundër Flamurtarit, në triumfin 5-0 të regjistruar në Ballsh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!