Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ergys Mërtiri: Më shoqëruan vetëm se po filmoja dhunën e policisë ndaj kolegëve

schedule21:51 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 21:51 - 20 Dhjetor, 2020

Sociologu Ergys Mërtiri ka treguar momentin e shoqërimit të tij nga policia mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë për ABC, Mërtiri rrëfen se është marrë me forcë nga policia sepse po filmonte momentin e shoqërimin dhe dhunën e policisë ndaj aktivistit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Astrit Seranaj.

“Unë nuk di as statusin tim. Unë jam shoqëruar në polici, por nuk kam parë statusin të shoqëruarit.  Jam marrë sepse po filmoja dhunën e ushtruar ndaj Astrit Seranajt nga dy punonjës policie dhe një i treë civil. Në momentin që kam kontaktuar me policët dhe u them, pse e merrni. Sepse edhe vetë Titi po thoshte, pse po më merrni. Njëri, civili mu turr dhe më tha rri se do gjesh edhe ti belanë. Reagova, duke i thën ë se nuk kam asgjë për të gjetur. Aty nxora telefonin dhe pastaj kanë ardhur edhe dy persona të tjerë nga Aleanca, njëri prej të cilëve, Donald Martini dhe ai filmonte, kemi ndërhyrë duke i thënë se ka krahun e lënduar.

Ata nuk e merrnin në konsideratë. Në fund fare na rrethuan një tufë e madhe policësh, na morën telefonat, na futën në makinë pa na dhënë asnjë shpjegim. Mirë Titi paska një problem, sepse refuzonte të shkonte në rajon. E dyta, telefonin pse na e merrni? Ata na kanë marrë telefonat, na kanë futur në makinë, pastaj na kanë çuar në rajon, ay na kanë goditur, të paktën Titin dhe Donaldin. Dhe madje ka ardhur edhe një inspektor krimesh që bënte edhe ciniznëm që plaga me gjak në mjekrën e Donaldit ishte e vjetër dhe e tharë. Unë kam dal shpejt, por procedurat për të tjerët zgjatën dhe kanë dalë rreth orës 11:00”, shprehet ai.

Lexo edhe: U shoqërua dje, Seranaj: U dhunuan në komisariat, ndodhi ajo që s’ma merrte mendja

Astrit Seranaj po ecte në pedonale mbrëmjen e së shtunës, për të shkuar si çdo natë pranë vendit ku ka qenë Teatri Kombëtar. Seranaj po ashtu rrëfeu në një intervistë për ABC shoqërimin e tij me forcë dhe dhunën në ambientet e Komisariatit. Në polici u shoqërua edhe aktivisti tjetër, Doald Martini.

Aktivisti i katërt qe u procedua nga policia në gjendje të lirë mbrëmjen e së shtunës ishte aktivisti, Gentjan Hasani. Ata akuzohen për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Pas shoqërimit të tyre dhe dhunës së ushtruar nga efektivet blu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi mbrëmjen e kësaj të diele para Ministrisë së Brendshme. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!