Erëra të forta në zonat bregdetare, pritet përkeqësim i motit

schedule14:34 - 12 Nëntor, 2019

schedule 14:34 - 12 Nëntor, 2019

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për një përkeqësim të motit. Sipas DPD-së, pritet që situata nesër të jetë më e rënduar.

Në të gjithë vendin do të ketë një përkeqësim të motit, më saktësisht në datat 12-13 nëntor, ndërsa pas mesnatës së ditës së mërkurë thuhet se do ketë një përmirësim të kushteve të motit.

Njoftimi i Drejtorisë Përgjithshme Detare:

“Në datën 12-13 nëntor 2019, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiri i Vlorës. Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.

Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!