Eredivisie/ Ajax fiton “klasiken”, “Harkëtarët” mundin PSV në “festavalin” e golave

schedule20:36 - 2 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 2 Nëntor, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare.

Ajax e PSV kanë dhuruar edhe një herë spektakël në “klasiken” e futbollit holandez, me “Harkëtarët” që dolën fitues në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, duke mundur kampionët në fuqi të Holandës, me shifrat 3-2.

Pavarësisht rezultati, të parët rrugën e rrjetës e gjeti skuadra nga Eindhoveni, me “bomberin” holandez, Luuk de Jong, i cili tundi rrjetën e Pasveer në minutën e 18’-të, megjithatë nuk zgjati shumë dhe në minutën e 43’-të, Klaassen barazoi shifrat për të mbyllur pjesën e parë në baraspeshë.

Me nisjen e franksionit të dytë të lojës PSV gjeti sërish avantazhin falë kroatit Ivan Perisic, por këtë herë vendasit u treguan më efikasë se në pjesën e parë, duke përmbysur gjithçka pas golave të Kian Fitz-Jim dhe Mika Godts, duke siguruar një fitore të madhe në sfidën e 186-të mes këtyre dy skuadrave legjendare të Eredivisie.

Falë këtij rezultati, “Harkëtarët” e Ajax ngjiten në kuotën e 25 pikëve dhe pozicionohen në vendin e dytë të tabelës, me 5 pikë pas PSV Eindhoven kryesuese, por kanë edhe një sfidë ende të pazhvilluar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!