ERE miraton kërkesën e FSHU, kush kalon 800 kWh në muaj paguan më shumë

schedule16:46 - 23 Shtator, 2022

schedule 16:46 - 23 Shtator, 2022

ERE ka miratuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal për vendosjen e fashës në faturimin e energjisë elektrike.
Që nga 1 tetori deri në 31 dhjetor familjet që do shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.

Furnizuesi i Shërbimit Universal, kishte aplikuar në ERE në datë 20 shtator për vendosjen e fashës prej 800 KWh dhe çmimin për konsumin mujor mbi këtë nivel për konsumatorët familjarë. Kërkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të KESH të cilët kanë përcaktuar që çmimi për konsumin mbi 800 KWh/muaj për konsumatorët familjarë të jetë 34.3 lekë/kwh.

Lexo edhe: Blini batanije! Mbi 71 mijë familje shqiptare do të paguajnë fatura të “çmendura” energjie elektrike gjatë dimrit

Sipas të dhënave, gjatë muajit tetor janë saktësisht 49 334 familje që harxhojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike. Ndërkohë, në muajt nëntor-dhjetor janë 71 278 familje që harxhojnë më shumë se fasha e vendosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!