Moti i keq dhe me reshje shiu ka bërë që në Vlorë të pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit dhe i mjeteve të tjera të vogla lundruese.
Kapiteneria e Vlorës ka bërë me dije se transporti ndërkombëtar detar do të vijojë.
Ndërkohë në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës do të jetë era dhe deti në drejtimin Jug-Juglindje forca 5-6bft, 10-15m/s.
“Ne baze te parashikimit te kohës kushtet hidrometeorologjike per gjirin e Vlorës do te jete era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft, 10-15m/s. Ne oret e mesdites do te kemi nje përmisim te lehte te këtyre kushteve por përsëri do te perkeqesohen kushtet e detit dhe eres. Jane pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit me perjashtim te transpotit ndërkombëtar detar. Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike do te jenë diten e premte date 05.11.2021”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, ka dalë në Rad në det të hapur për të shmangur problemet që mund ti shkaktohen nga përplasja me kalatat e molit të portit./abcnews.al