Erdogani nisi anijet, Greqia ankohet tek NATO: Nuk lejojmë asnjë presion

schedule13:55 - 10 Gusht, 2020

schedule 13:55 - 10 Gusht, 2020

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka reaguar në lidhje me vendimin e Turqisë për të rifilluar kërkimin për gaz në Egjeun Lindor duke rritur ndjeshëm tensionin në rajon.

Dendias tha fill pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme se Greqia ka informuar NATO-n për këto zhvillime duke theksuar se nuk do të pranonin asnjë kërcënim nga askush.

Lexo edhe: Turqia nis anijet me “zjarr të vërtetë” në Egje: E drejta na lejon t’i fundosim grekët

“Kemi të bëjmë me një përshkallëzim serioz të situatës në Egjeun Lindor pas dërgimit të anijeve turke në atë zonë”, tha Dendias duke theksuar ndërkohë që marrëveshja për demarkacionin me Egjiptin ishte firmosur konform rregullave ndërkombëtare.

Lexo edhe: Anijet turke lëshohen të armatosura në Egje, pse ekspertët i tremben një konflikti real me Greqinë

Gjatë mëngjesit të sotëm, anija turke “Oruç Reis” filloi lundrimin për në zonën mes Qipros dhe Rodosit duke kryer kërkime për gaz në zonë.

Marreveshja mes Egjiptit dhe Greqise

Anija shoqërohet me anije të tjera ushtarake turke, të cilat kanë njoftuar gjithashtu se do të zhvillojnë stërvitje me zjarr të vërtetë. /abcnews.al