Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përgëzoi homologun e tij rus Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij dhe i ofroi sërish të ndërmjetësojë me Ukrainën, njoftoi presidenca turke.
“Presidenti Erdogan shprehu besimin se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë do të vazhdojë dhe gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol ndërmjetësues për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve me Ukrainën”, thuhet në deklaratën e presidencës turke për bisedën e tyre telefonike.
BE dhe SHBA kanë dënuar zgjedhjet ruse, duke i cilësuar si jodemokratike dhe jo të drejta. Por, nga ana tjetër, lideri i Kremlinit, ka marrë disa urime për fitoren në zgjedhje, duke nisur nga India, Koreja e Veriut edhe Kina./abcnews.al