Erdogan urdhëron ndalimin e emigrantëve në Egje, Mitsotakis: Marrëveshja Ankara-Bruksel ka vdekur

schedule11:58 - 8 Mars, 2020

schedule 11:58 - 8 Mars, 2020

Për momentin nuk regjistrohen shkelje të armëpushimit në rajonin veriperëndimor sirian të Idlib pas marrëveshjes mes Rusisë dhe Turqisë. Lajmi është konfirmuar nga ministri turk i mbrojtjes.

Por kaskat e bardha flasin për një katastrofë humanitare të frikshme, duke theksuar se nik ka as ushqim dhe as ujë dhe që njerëzit djegin rrobat e trupit për t’u ngrohur.

Pas një telefonate të gjatë me kancelaren gjermane Merkel ku kërkoi një rishikim të marrëveshjes për emigrantët me Europën të 2016-ës, presidenti turk Erdoan të hënën do të jetë në Bruksel. Por detajet e axhendës së tij nuk janë bërë publike. Komisioni europian është i shqetësuar për cështjen e emgrantëve pasi Ankaraja vemndosi të lërë hapur kufijtë me Europën për të lejuar kalimin e mijëra refugjatëve në arrati nga zonat e luftës.

Një veprim që shumë e shohin si një kërcënim nga ana e qeverisë turke. Sipas ministrisë së brendhsme turke janë më shumë se 142 mijë emigrantët që janë drejtuar drejt Greqisë nga Turqia. Kjo e fundit këmbëngul se ka pritur në territorin e saj 4 mlion emograntë, 3.6 milion prej të cilëve sirianë që largohen nga vendi si shkak i sulmeve të qeverisë së Asad. Ndërkohë presidenti turk ka urdhëruar rojet bregdetare që të ndalojnë të gjithë emigrantët që përpiqen të vijnë nga deti Egje me synimin për të shkuar në Europë nëpërmjet ishujve grekë.

Kryeministri i Greqisë Micotaqis në një intervistë për CNN u shprej se marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Turqisë për kufizimin e emigracionit, tashmë ka vdekur. Kreu i ekzekutivit grek akuzoi Ankaranë se po ndihmon kalimin e emigrantëve në kufi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!