Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ulur tone në raport në Greqinë duke pranuar për herë të parë të ulet në bisedime për përplasjet në Mesdheun Lindor.
“Ne mund të takohemi në një terren të përbashkët ku të gjithë mund të fitojnë. Ne mund të ndjekim një politikë të favorshme.
Ne mund të ulemi në të njëjtën tryezë me të gjithë përveç Qipros Jugore”.
Komentet e Erdogan erdhën ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo bëri thirrje për një moratorium midis Greqisë dhe Turqisë dhe fillimin e një dialogu.
Sidoqoftë, presidenti turk këmbnguli gjithashtu se shprehja e një dëshire për të biseduar “nuk do të thotë që ne do të bëjmë lëshime për të drejtat e tyre”./m.v. abcnews.al