Pavarësisht sigurimeve të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan nga selia e NATO-s se Greqia dhe Turqia do të kenë një verë të qetë, mediat greke raportojnë për provokime të reja.
Protothema.gr shkruan se Turqia u kthye në praktikën e njohur të shkeljeve të hapësirës ajrore greke.
Konkretisht, dy palë aeroplanë luftarakë F-16 turq kryen 6 nga 39 shkeljet e përgjithshme të hapësirës ajrore kombëtare. Dy prej tyre fluturuan të armatosur mbi arkipelag ndërsa pati dy përplasje me avionët grekë që ishin në gatishmëri.
Sipas GEETHA, avioni turk që fluturoi në Egjeun Verior, Qendror dhe Juglindor, u përgjuan nga avionët luftarakë grekë gjatë praktikës ndërkombëtare. g.v/abcnews.al