Erdogan: Turqia e gatshme të shërbejë si ndërmjetëse dhe garantuese e Gazës për zgjidhjen e krizës

schedule10:34 - 14 Shkurt, 2024

schedule 10:34 - 14 Shkurt, 2024

“Turqia është e gatshme të shërbejë si ndërmjetës dhe garantues në përpjekjet për të arritur një zgjidhje të konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës”.

Kështu u shpreh presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai.

“Izraeli, nëse vërtet dëshiron paqe të qëndrueshme, duhet të braktisë politikën e tij ekspansioniste. Çdo hap drejt zgjidhjes së problemit palestinez, i bërë pa krijimin e një shteti palestinez, do të jetë i paplotë. Rruga drejt paqes dhe qetësisë në rajonin tonë qëndron përmes krijimit të një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë, duke përfshirë si garantues dhe ndërmjetësues të këtij procesi. Ne nuk do t’i braktisim kurrë vëllezërit dhe motrat tona palestineze”, tha Erdogan.

Sipas tij, Turqia deri më tani ka dërguar 34 tonë furnizime humanitare për banorët e Gazës dhe vazhdon të ofrojë ndihmë për enklavën e sulmuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!