Erdogan telefonon Papa Françeskun, bisedë për Jeruzalemin

schedule14:26 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 14:26 - 30 Dhjetor, 2017

Presidenit Erdoan dhe Ati i Shenjtë, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së shtunë. Lajmi është konfimuar edhe nga zyrtarë të Vatikanit, të cilët deklaruan se bisdea ishte përqëndruar tek Jeruzalemi dhe nevoja e mbrojtjes dhe arritjes së një marrëveshje reciproke dhe ndërkombetarisht të njohur.

Mediat turke raportojnë se Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdoan, dhe Papa Francesku kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së shtunë. Në qendër të diskutimit ka qënë shqetësimi i përbashkët në lidhje me vendimin e Presidnetit Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikanë nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Burime nga presidenca turke, kanë njoftuar agjencinë e lajmeve Anadoll se Erdoan dhe Ati i Shenjtë kanë vlerësuar rezolutën e OKB mbi Jeruzalemin, që kundërshtoi vendimin e Shtëpisë së Bardhë. Ata – nënvizuan bashkarisht nevojën e mbrojtjës së statusit të Jeruzalemit si qytet i shenjtë për Islamin, Krishtërimin dhe Judaizmin.

Kreu i Vatikanit, ka bërë thirrje gjithmonë për paqe në Jeruzalem dhe të gjithë Tokën e Shenjtë, duke u lutur që mes palëve të rifillojë dialogu dhe të arrihet zgjidhja për një bashkëjetesë paqësore mes dy shteteve brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht dhe reciprokisht.

Kjo është hera e dytë që Erdoan telefon Papën, për herë të parë ata kanë biseduar më 7 dhjetor. Presidenti turk, për më tepër në të kaluarën kishte fërkimie me Atin e Shenjtë dhe disa kancelari evropiane. Por këto ditë Erdoan, ka shprehur vullnetin për rregullimi e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Evropian. Presidenti Turk, – pa specifikuar kohën – ka shprehur edhe dëshirën për të realizuar udhëtime në Francë dhe Vatikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!