Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan së fundmi është takuar me CEO e Teslas, Elon Musk, dhe ka kërkuar nga ai që të ndërtojë një fabrikë Tesla në Turqi.
Sipas mediave të huaja, Erdogan është takuar me Musk gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë takim presidenti turk përmendi gjithashtu se mund të shfaqen mundësi bashkëpunimi me SpaceX në programin hapësinor të Turqisë dhe ftoi Elon Musk në festivalin e hapësirës ajrore dhe teknologjisë Teknofest që do të mbahet në fund të muajit në Izmir.
Ndër të tjera në media thuhet se, Musk gjithashtu do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Kaliforni të hënën. Musk theksoi në një postim në në X se bisedimet e tyre do të fokusoheshin në teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Ndryshe, Tesla në gusht shprehu një interes për ndërtimin e një fabrike në Indi që do të prodhonte një automjet elektrik me kosto të ulët (EV).
Tesla aktualisht ka gjashtë fabrika dhe po ndërton një të shtatë në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, pjesë e përpjekjes së prodhuesit të makinave elektrike për të zgjeruar “gjurmët e saj globale”./abcnews.al