Erdogan shpreson për një kthesë në marrëdhëniet me SHBA dhe BE në 2021

schedule14:43 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 14:43 - 23 Dhjetor, 2020

Turqia shpreson se në administratën e Biden të ketë marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë tha se vendi i tij shpreson të “kthejë një faqe të re” në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian dhe se Ankaraja u është nënshtruar “standardeve të dyfishta” me aleatët e saj të NATO-s.

“Turqia po përballet me standarde të dyfishta si në Mesdheun lindor ashtu edhe në S-400. Ne duam që BE të lirohet sa më parë nga ‘verbëria strategjike’ nga e cila po vuan aktualisht,” tha Erdogan në një fjalim drejtuar anëtarëve të Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) të Turqisë.

“Mendoj se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden do të tregojë rëndësinë e nevojshme në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara,” shtoi presidenti turk.

Më herët këtë muaj, Uashingtoni sanksionoi Turqinë për përvetësimin e sistemit rus të raketave S-400 dhe BE gjithashtu përgatiti masa ndëshkimore për shkak të mosmarrëveshjes turke me Greqinë dhe Qipron mbi të drejtën për të shfrytëzuar karburantin në Mesdhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!