Erdogan-Putin-Rohani, miqësia që tremb Perëndimin

schedule13:04 - 7 Prill, 2018

schedule 13:04 - 7 Prill, 2018

Trojka Erdogan-Putin-Rohan, realizuan atë që u cilësua si një takim historik. Tema kryesore ishhte sigurisht Siria pasi të tre palët janë në rolin e garantit të procesit të paqes, por pasojat e kësaj miqësie politike shqetësojnë perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është cilësuar si historik, takimi i boshtit Moskë – Ankara – Teheran. Vladimir Puutin prej kohësh po provon çizmet e Stalinit, që i kishte përdorur në Jaltë. Kështu shkruante eksperti ushtarak Aleksandër Golts, i cili komenton në këtë mënyrë një situatë, për të cilën po flitet prej kohësh. Një konferencë që do të rivendoste asetet dhe aleancat në Lindjen e Mesme. Ku në vend të Frenklin D. Rusvelt, Uinston Chërchill në tryezën me liderin e Kremlinit presidentët e Turqisë dhe Iranit, Rexhep Taip Erdogan e Hasan Rohani. Ndërsa shtetet e bashkuara të amerikës duken qartë të përjashtuar.

Termi Jaltë e re, për herë të parë u përmend në rastin e samitit në Soçi në fund të muajit Nëntor, ku treliderët kishin miratuar atë që duhej të ishte manuali i veprimit në Siti. Por tashmë pas dy muajsh të tjerë lufte dhe paqe, Afrin dhe situata e zhbllokuar në Gutën lindore, po vizatohet diçka që nuk i përket vetëm fatit të Damaskut dhe Bashar Al Asad, por gjihë rajonit dhe që për shumë arsye ka ngjallur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi tre palësh ka shënuar dhe masa sigurie të paprecedenta me 4 mijë agjentë policie të vendosur në gadishmëri të plotë.

Në lajmërimin e saj zyra e shtypit në Kremlin shprehet më ndryshe se zakonisht duke shkruar se me iniciativën e palës turke në 4 Prill, Ankaraja organizonte mbledhjen e dytë tri palëshe të krerëve të shtetit që janë dhe garantues të procesit të Astanës, për të promovuar procesin sirian të paqes me pjesëmrrjen e Presidentit të federatës ruse Vladimir Putin.

Por apo ia dorëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës Lindjen e Mesme Putin-it?

Çështja e helmimit të ish-spiunit Skripal mbetet një mister, nuk u qartësua asnjëherë se si gjatë atentati të 4 Marsit po organizohej një stërvitje ushtarake që rastësisht simulonte nje sulm me gaz nervin pikërisht në Salisbur, një fakt ky i konfirmuar dhe nga BBC që në datën 9 Mars raportonte se operacioni në fjalë kishte përfunduar. Nga ana tjetër nuk është qartësuar as fakti se si mund të konsiderohet një provë e pamohueshme prejardhja ruse e një gazi nervin formula e të cilit aktualisht nuk është më në pronësinë eksluzive të Moskës. Gjithashtu niuk kuptohet se pse kryeministrja britanike Tereza Mej lëshoi akuzat e saj një ditë pas helmimit në Salisbur së bashku me paralajmërimin për masat që do merreshin, në një kohë që Organizata për ndalimin e armëve kimike nuk e ka identifikuar ende agjentin kimik.

Por duke parë çështjet e shumta të hapura nga hetuesit britanikë për këtë ngjarje, e njëjta logjikë duhet përdorur dhe për vdekjen e nëntë diplomatëve rusë brenda vetëm dy muajve mes Shkurtit dhe Marsit 2017. Të gjithë ndërruan jetë i pasojë e atakut në zemër apo në rrethana ende të paqarta. Analistët vënë theksin në faktin se ka një lidhje të ngushtë mes çështjes Skripal dhe krizës siriane, në qendër të së cilës është Rusia, dhe pse cdo gjë zhvillohet në një vorbull lajmesh jo të gjitha të konfirmueshme.

Është e dukshme se rasti i helmimit të ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Salisbur, është dytësor, në krahasim me qëllimin kryesor, pra të tregohet se Rusia është gjithnjë e më shumë agressive dhe mund të arrijë në zemër të Perëndimit.

Incidenti në Salisbur ndodhi sapo vëmendja mediatike u shua në Gutën lindore. Pikërisht kur popullisa dëshmonte për shtypjen dhe dhunën e ushtrisë ndaj tyre nga të ashtuquajturit rebelë dhe në këtë pikë kur burimet kryesore hidhnin poshtë ato zyrtare, vëmendja mediatike papritur u spostua nga Guta në Londër.

Përfundimi i luftës në Siri po ndodh me një Iran të përforcuar dhe me Rusinë që në Lindjen e Mesme po merr gjithnjë e më shumë forcë dhe influencë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendonin të eliminonin këtë problematikë duke vazhduar të mbështesnin militantët e armatosur, por ajo që komplikoi më shumë situatën ishte ndërhyrja e Turqisë kundër aleatëve amerikanë: kurdo sirianët.

Fushata ushtarake “Dega e Ullirit” e Ankarasë kundër forcave demokratike siriane apo forcave kurde që për Ankaranë janë terroristë, filloi në të njëjtën kohë me operacionin sirian në Gutë. Ofensiva turke shkaktoi rreth tre mijë viktima në radhët e njësisë së mbrojtjes popullore si dhe solli largimin përfundimtar nga Afrin të rebelëve të ushtrisë së lirë siriane.

Tashmë Turqia nuk ka ndërmend të ndalojë. Vetëm pak ditë më parë Presidenti turk Erdogan u shpreh se operacioni do të vazhdojë dhe më në veri deri sa kurdët të largohen dhe nga zona e Manbij, ku janë vendosur aktualisht forcat ushtarake amerikane.

Këta të fundit nuk mund të veprojnë kundër Erdogan – pasi është një aleat i çmuar i NATO-s dhe një aleat shumë i rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Kështu që alternative mbetet; akuza kundër Putin. Lideri i Kremlinit nëpërmjet negociatave në Astanë, gjeti një marrëveshje për Sirinë me Turqinë dhe Iranin, dhe formati i negociatave po funksionon. Por Putin akuzohet nga SHBA për mosreagimin ndaj operacionit turk në Afrin, pasi kjo nënkupton largimin e forcave ushtarake amerikane nga veriu i vendit. Nga ana e tyre, kurdët nuk do të harrojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin premtuar se do t’i mbronin, ndërsa lejuan forcat turke që t’i masakronin.

Por ftohja e marrëdhënieve me kurdët nuk është i vetmi problem për SHBA, gjithmonë në veri të Sirisë, Al Mansur që gjendet 15 kilometra larg Rakas, tribuja vendore po lufton kundër militantëve kurdë të Forcave Demokratike siriane dhe revolat po shpërndahet dhe më shumë.

Në këtë mënyrë, amerikanët që kishin investuar për një shtet kurd, i cili do të dobësonte Sirinë dhe Iranin, tashmë shohin që po humbasin gjithnjë e më shumë terren. Ajo që po ndodh aktualisht është një formë reagimi ndaj kësaj situate por në drejtime dhe mënyra të ndryshme. Në këtë linjë janë dhe kërcënimet amerikane të dy javëve më parë për një ndërhyrje ushtarake të drejtpërdrejtë në Siri, apo dhe një sulm me raketa nga flotat e vendosura në Mesdhe dhe gjirin Persik. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë e tillë për meritë të kreut të Pentagonit, gjeneralit Mattis.

Është një shenjë e qartë se situata aktuale në Lindjen e Mesme nuk mund të parashikohet. Strategjia amerikane po ndryshon rrugës duke dekretuar një paqe me Isis dhe duke injoruar spostimet e militantëve të tij. Pasojat e menjëhershme janë sulmet e përditshme të ISIS kundër forcave siriane, të cilat nisin nga zonat që deri vonë ishin nën kontrollin amerikan.

Përfundimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Rusinë si një pengesë serioze. Pasi liderit të Kremlinit nuk i falet që ka zbehur planin SHBA – Izrael për Kurdistanin e madh, i cili do të ishte një protektorat amerikano-izraelit dhe për këtë arsye mund të ketë nxitur rreshtimin e aleatëve europian kundër Putin, në atë që po cilësohet si një luftë e re e ftohtë.

Pak ditë më parë, Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me Vladimir Putin e ftoi liderin e Kremlinit në Uashington, duke i propozuar një samit SHBA – Rusi në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi i raportuar nga mediat amerikane u konfirmua dhe nga një nga zëdhënësit e presidentit rus Ushakov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax. Burime të administratës amerikane nuk përgënjeshtrojnë, por theksojnë se akoma nuk është planifikuar asnjë takim.

Erdogan kundër Ataturk, një sfidë që zgjat prej një shekulli!

Në 28 Mars të këtij viti Rexhep Taip Erdogan ka shënuar një arritje të rëndësishme. Ai ka tejkaluar për qëndrimin më afatgjatë në pushtet themeluesin dhe simbolin e Turqisë moderne dhe laike, Mustafa Kemal Ataturk.

Nga 15 Marsi 2003, kur u bë kryeministër si pasojë e fitores elektorale të partisë së tij filo-islamike, AKP, dhe pasi u zgjodh President që nga 10 Gushti 2014, Erdoan ka kaluar 5.493 ditë në drejtim të vendit. 15 vjet në pushtet, një rekord qëndrueshmërie politike edhe pse në 15 Korrik të 2016-s përpjekja e dështuar për grusht shteti shkaktoi një valë shtypjeje, pezullimesh nga puna të qindra personave si mësues, ushtarakë, akademikë dhe gazetarë.

Ataturk, “babai i kombit”, i lindur në Selanikun aktual, qëndroi në pushtet që nga shpallja e Republikës nga 29 Tetori i 1923-shit deri sa ndërroi jetë në 10 nëntor 1938, në prag të konfliktit të dytë botëror.

Erdogan cilësohet si njeriu i fortë në Bosfor dhe me aktivizimin e presidencializmit në Ankara, kreu i shtetit ka pushtet të njëjtë me atë francez. Erdogan që kur është president ka në dorë edhe partinë e vet, duke lënë mënjanë ish-presidentin Abdullah Gul, në të njëjtën kohë dhe qeverinë, ku drejton dhe Këshillin e Ministrave.

Ataturk ishte politikani që u përpoq të modernizonte vendin duke e drejtuar gradualisht nga Perëndimi. Ai dekretoi përdorimin e alfabetit latin në vend të atij arab, si dhe urdhëroi heqjen e çdo simboli në zyrat publike, përfshirë dhe shaminë tek gjinia femërore.

Modeli për Ataturk ishte Perëndimi dhe institucionet e tij politike, të cilat i vlerësonte shumë. Ushtria në planet e Ataturk, duhej të ruante laicitetin e shtetit, duke e bërë këtë të fundit dhe pjesë të Kushtetutës. Ministri i Çështjeve të Fesë duhej të kontrollonte aktivitetin e imamëve dhe të kontrollonte predikimet. Por më pas gjërat në vend filluan të ktheheshin nga lindja. Erdogan ndërmori një betejë të gjatë me ushtrinë, e cila këmbëngulte në ruajtje e laicitetit, por në fund ai që fitoi ishte Erdogan. Partia trashëgimtare e traditës së Ataturkut, u tërhoq gradualisht nga skena politike duke humbur pushtet në krahasim me votuesit konservatorë filo-islamikë.

Aktualisht Erdoan mbështet tezën neo-otomane, pra një rikthim në të kaluarën e Perandorisë Otomane. Një e dhënë është e qartë, nëse politika e Ataturk ishte thjeshtëzuar në shprehjen “paqe në atdhe, paqe në botë”, politika neo imperialiste rajonale e presidentit turk Erdoan duket se nuk po njeh më asnjë pengesë. Në Siri ai ka marrë bastionin e Afrin duke detyruar kurdo sirianët e YGP-së deri vonë aleatë të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër ISIS, që të arratisen.

Në Egje, Turqia dërgon anije në ishujt që pretendohen dhe nga Greqia, mban në arrest me akuzën e spiunazhit dy ushtarë grekë që kaluan kufirin tokësor dhe në Qipro ka bllokuar kërkimet për gaz. Po nuk mjafton me kaq. Turqia refuzoi në 23 Mars kritikat europiane duke i cilësuar të papranueshme. Kjo pasi, Këshilli Europian në Bruksel i vlerësoi si veprime të paligjshme manovrat detare të Ankarasë në lindje të Mesdheut.

Dy tradita që shohin në drejtime të ndryshme. Pyetja që shtrojnë analistët është se kush do të fitojë mes dy figurave politike turke më të rëndësishme të kohëve të fundit! Nga përgjigja e kësaj pyetjeje do të dihet edhe fati politik i Turqisë moderne, si dhe eukuilibri mes Lindjes dhe Perëndimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!