Erdogan pritet të diskutojë marrëveshjen e “ngecur” më Amerikën për avionët F-16

schedule11:53 - 28 Qershor, 2022

schedule 11:53 - 28 Qershor, 2022

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka pasur një bisedë telefonike mëngjesin e sotëm me presidentin amerikan Joe Biden.

Reuters raporton se Erdogan dhe Biden pritet të diskutojnë çështje delikate siç janë avionët luftarakë F-16.

Një muaj më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi presidentit amerikan të mos i shesë Turqisë avionë luftarakë F-16.

Kjo kërkesë tensionoi edhe me shumë marrëdhëniet midis dy vendeve, e për pasojë dialogu Turqi-SHBA vlerësohet si shumë strategjik.

Sipas presidentit turk homologu i tij amerikan i ka shprehur dëshirën për t’u takuar sonte ose nesër në Madrit në kuadër të Samitit të NATO-s.

Për çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike, Erdogan tha se nuk dëshiron fjalë, por vepra.

Më herët, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan, Jake Suvillan la të nënkuptohet për mundësinë e një takimi mes dy liderëve.

Analistët politikë thonë se një diskutim i tillë mund të ndihmojë në ndryshimin e qëndrimit të Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, si dhe uljen e tensioneve greko-turke./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!