Erdogan: Presioni i komunitetit ndërkombëtar ndaj Izraelit është i nevojshëm

schedule12:55 - 13 Mars, 2024

schedule 12:55 - 13 Mars, 2024

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për të siguruar kalimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke shtuar se Ankaraja do të rrisë sasinë e ndihmave humanitare që do të dërgojë gjatë muajit të shenjtë mysliman.

Erdogan kritikoi vendet perëndimore për mbështetjen e Izraelit, duke thënë se i kishin dhënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mundësinë për të kryer “sulme të ashpra” në Rripin e Gazës për shkak të “qëndrimit të tyre të pavendosur”.

“Çfarëdo që të bëjë lidershipi izraelit, nuk mund ta fshehë realitetin se është një qeveri vrastare, mizore, kriminale, gënjeshtare dhe fashiste”, tha Erdogan.

Ai theksoi se thirrjet e vendeve perëndimore për qetësi ishin të kota, ndërsa mbështetja për Izraelin vazhdon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!