Erdogan përsërit kërcënimin: Nëse Suedia dhe Finlanda nuk mbajnë premtimet, nuk ka anëtarësim në NATO

schedule15:54 - 20 Korrik, 2022

schedule 15:54 - 20 Korrik, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur një kërcënim për të bllokuar aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse të dyja vendet nuk do të zbatojnë premtimet e bëra ndaj Ankarasë.

Duke folur me gazetarët teksa kthehej nga Teherani, Erdogan tha se pothuajse të gjitha vendet nordike, përfshirë Norvegjinë, ishin bërë “foletë e terrorit”, duke shtuar se aleatët e NATO-s, Gjermania, Hollanda, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar po lejonin gjithashtu grupet që Turqia i konsideron si “Organizatat terroriste” të enden të lira, sipas një teksti të shpërndarë nga zyra e tij.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por u përballën me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzoi ata për mbështetje të grupeve që ajo i konsideron terroriste.

Të tre vendet nënshkruan një marrëveshje në samitin e NATO-s në Madrid muajin e kaluar për të hequr veton e Ankarasë në këmbim të premtimeve për veprime kundër terrorizmit dhe eksportet e armëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!