Erdogan përballë një zgjedhjeje të vështirë mes SHBA e Rusisë

schedule10:48 - 13 Prill, 2019

schedule 10:48 - 13 Prill, 2019

Përveç rifitimit të elektoratit pas humbjes së Stambollit dhe Ankarasë, president turk Erdogan duhet të shqetësohet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Uashingtoni e konsideron tashmë një kolonë të pestë të Moskës. Kremlini nga ana tjetër përballet me ambiguitetin turk në frontin sirian ku vazhdon të shtyjë dëbimin total të luftëtarëve të Al Kaedës nga province e Idlib.

Për presidentin e Turqisë Erdogan, këto mund  të konsiderohen kohë të vështira. Në frontin e brendshëm duhet të përballet me rikthimin e një opozite e cila në zgjedhjet vendore mori mazhorancën në Stamboll, Ankara dhe Izmir. Thënë ndryshe tre qytetet më të rëndësishme të vendit. Nëse në frontin e brendshëm peshon recesioni, fryt u zgjehdjeve jo dhe aq liberale të presidentit; në frontin ndërkombëtar Erdoan duhet të japë llogari për ambiguitetin përballë dy partnerëve si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtyre të fundit duhet tu shpjegojë se pse vazhdon të paralajmërojë një ndërhyrje ushtarake të radhës në territorin sirian për të goditur kurdët, të cilët janë aleatët më të mirë të amerikanëve në luftën kundër të ashtuquajturit shtet islamik. Dhe akoma më keq, pse duke qenë vend anëtar në NATO – deshi të blejë nga Rusia raketa tokë ajër S400.

Ndërsa përballë Rusisë, duhet të justifikojë mos respektimin e marrëveshjes për Sirinë të firmosur në 17 shtatorin e një viti më parë në Soçi. Me atë firmë Erdoan premtonte se do të detyronte grupe të ndryshëm xhihadistësh që kontrollonin provincën veriperëndimore të Idlib, që të dorëzonin Brenda një muaji artilerinë e rëndë dhe të lejonin krijimin e një zone neutrale. Kanë kaluar pothuajse shtatë muaj, por Idlib mbetet ende nën kontrollin e degës siriane të Al Kaedës dhe grupimeve të tjera radikale.

Por nëse fokusohemi në frontin e brendshëm; rezultatet në Stamboll dhe në Ankara shënojnë fundin e marrëveshjes që lidhte Erdoanin me sipërmarrësit më të rëndësishëm në vend. Një marrëveshje e arritur menjëherë pas vitit 2002 kur i sapozgjedhuri kryeministri Erdoan ndërmori reformat ë rëndësishme në fushën e ekonomisë duke shtyrë Turqinë jashtë tunelit të një krize dhe më të rëndë se ajo aktuale. Si pasojë e asaj mrekullie ekonomike sipërmarrësit turq ia kishin falur largimin nga Europa, bllokimin e rëndë në fushën e të drejtave të njeriut dhe afrimin me radikalizmin islamik. Kishin kaluar në plan të dytë edhe kontradiktat e një aventure siriane të nisur me mbështetjen ndaj grupeve më të këqija xhihadiste – përfshirë ISIS – dhe që përfundoi me nënshkrimin e projektit të paqes që iu imponua nga Moska.

Por tashmë për t’u rimëkëmbur nga një krisë e shenjuar nga inflacioni prej 20 për qind dhe një papunësie përtej pragut të 13 për qindëshit, Erdoan vështirë se mund të vazhdojë të lëkundet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Uashingtoni pasi priti për dekada të tëra për një Turqi thelbësore për t’i garantuar NATO-s, një strategji të shënoshë në aksin jug lindor dhe në detin e zi – tasmë nuk I beson më një Erdoan fajtor, në këndvështrimin e aleancës euroatlantike. Kjo pasi presidenti turk konsiderohet nga pala amerikane, si një mbështetës i planeve të Moskës në Siri dhe i gatshëm për të tradhtuar besnikërinë ndaj NATO-s, duke blerë raketatt ruse.

Jo rastësisht teksa Erdoan përballej me humbjen në Stamboll, Pentagoni që I kishte bllokuar blerjen e raketave të urdhëruara nga Ankaraja, pezullonte dhe marrëveshjen për prodhimin në Turqi të mjeteve të gjuetisë. Në të vërtetë as Kremlini nuk I veson shumë një sulltani I cili në dhjetor 2015 nuk hezitoi të rrëzonte një avion rus, për të detyruar NATO-n të impenjohej ushtarakisht për të ndaluar ndërhyrjen ruse në Siri. Pas kësaj ngjarjeje, Kremlini i bëri presion Turqisë duke e detyruar të bashkëpunonte dhe në atë ront sirian ku Ankaraja kishte flirtuar me Isis dhe me grupet më të këqija xhihadiste anti Assad. Sot projekte si “Turk Strim”, gazsjellës nëpër të cilin do të kalojë gazi rus I destnuar për në Ankara, dhe ndërtimi I impiantit të parë bërthamor në bashkëpunim me rusët, përfaqësojnë për Erdoan lidhje që janë të vështira për tu shkëputur.

Por janë lidhje të rëndësishme dhe për Rusinë sepse i lejojnë të lërë jashtë Uashingtonin nga një platform e rëndësishme për kontrollin e atij aksi në Detin e Zi ku është ende i ngrohtë konflikti ukrainas; si dhe ku kalon terreni i përballjes me NATO-n. pavarësisht nga e gjithë kjo, Putin kërkon nga Erdoan një bashkëpunim të sinqertë dhe frytdhënës në frontin sirian. Konflikti i shenjuar nga ndërhyrja e Moskës, kërkon në optikën e Kremlinit një përfundim të shpejtë dhe pozitiv. Kjo nënkupton jo vetëm që Bashar Al Assad t’i garantohet një rikompozim i unitetit kombëtar nëpërmjet rikthimit të Idlib nën kontrollin e tij, por dhe një process të detyrueshëm pajtimi kombëtar në të gjithë vendin. Vetëm duke realizuar këto objektiva, Rusia mund të pretendojë se ka arritur një sukses të plotë dhe të prezantohet sërish si një fuqi e madhe botërore.

Në këtë pikë Erdoan mund të shkaktojë pakënaqësi tek zgjedhësit e tij dhe tek amerikanët por duhet të ketë kujdesë që të respektojë impenjimet e marra për Sirinë

Një marrëveshje që nuk ka shumë pritshmëri pavarësisht se Moska dhe aleati sirian kanë pezulluar ofensivën ushtarake për rimarrjen e zonës së fundit në Siri ende në duart e forcave rebele. Por dhe pse kanë kaluar shumë muaj, dhe pavarësisht durimit të Moskës, pjesa më e madhe e provincës siriane të Idlib vijon të jetë ende nën kontrollin e grupeve xhihadiste. Madje situata duket të jetë përkeqësuar dhe më shumë.

Turqisë i mbetet në këtë mnyrë pengesa e fundit: ridorëzimi i territoreve të Idlib në sovranitetin e Damaskut. Një veprim i domosdoshëm për të mbyllur konfliktin dhe për të nisur procesin e paqes që Kremlini e konsideron thelbësor për të vulosur suksesin e ndërhyrjes ruse. Por janë të shumtë ata që pyesin se deri kur presidenti rus Putin do të tregohet i durueshëm. Në fund të fundit Turqia nuk është më fuqia e rëndësishme rajonale që në dhjetor të 2015-ës, sfidonte Kremlinin duke rrëzuar një avion rus të përfshirë në bombardimet ndaj rebelëve xhihadistë në territor sirian. Sot sigurisht nuk mund të konsiderojë një mbështetje të mundshme të NATO-s, dhe as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bindura që nga koha e ish-Presidentit Amerikan Obama për të mundur presidentin sirian Bashar Assad nëpërmjet mbështetjes së grupeve të armatosura xhihadiste dhe të stërvitur në bashkëpunim me Ankaranë.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO janë në një situatë alarmai dhe për një fakt tjetër.

Turqia dhe Rusia shumë shpejt mund të eliminojnë detyrimin e të pasurit të një pasaporte për qytetarët rusë që duan të shkojnë në Turqi. Një lëvizje që vjen pasi në shkurt të këtij viti presidenti rus Vladimir Putin firmosi një dekret me anë të së cilit u hoqën vizat për turqit që udhëtonin në Turqi me një pashaportë shërbimi, apo për arsye pune dhe për autotransportuesit por dhe për diplomatët. Lajmi u konfirmua nga ministri i jashtëm turk.

Duket njëmarrëveshje rutinë mes dy vendeve dialoguese, por mund të mos jetë kaq e thjeshtë. Nëse llogaritet dhe blerja nga ana e Ankarasë se sistetmit raketor mbrojtës nga Moska – pavarësisht ofertës së bërë nga Uashingtoni – dhe mbi të gjitha fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hequr Turqinë nga vendet me regjim preferencial në shkëmbimet tregtare me shtetet e bashkuara të amerikës; duket I qartë skenari se si Turqia po largohet me shpejtësi nga aleatët perëndimorë për të përqafuara ata lindorë. Ankara përfaqëson një anëtar të rëndësishëm të NATO-s dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe të kësaj organizate. Nëse do të kalonte nga ana  tjetër, mund të pasojë një mutacion domethënës ekuilibrash, gjithsesi të brishtë, të sistemit ndërkombëtar.

Por tensionet nuk përfundojnë këtu sepse ministri i jashtëm turk sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas firmës me të cilën presidenti amerikan Donald Tramp, njohu sovranitetin e shtetit hebre mbi lartësitë e Golan, ai u shpreh se dhe njëherë më shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po silleshin sikur e drejta ndërkombëtare të mos ekzistonte. Ai shtoi se gjithësesi ky vendim nuk legjitimonte në asnjë mënyrë aneksimin nga ana e Izraelit. Por përkundrazi, pengonte procesin e paqes në Lindjen e Mesme duke shtuar tensionin në zonë.

Të pushtuara për dy të tretat nga Izraeli gjatë konfliktit të 2017-ës, lartësitë e Golan janë object pretendimi nga ana e shtetit hebre, i cili u përpoq ta aneksonte formalisht në vitin 1981. Një lëvizje e cila dështoi si pasojë e jundërshtimit unanim të këshillit të sigurisë së kombeve të bashkuara. Në nëntor të një viti më parë, për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës votuan kundër një rezolute dënimi të Izraelit për pushtimin e Golan. Dënim që gjeti mbështetjen e 149 vendeve nga 151, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin që kundërshtonin pjesën tjetër të Asamblesë së Përgjithshme.

Ndërkohë ish ministri i jashtëm bullgar, Solomon Pasi, deklaroi se në rast të një konflikti të mundshëm mes NATO-s dhe Rusisë në Detin e Zi, askush nuk duhet të llogarisë mbështetjen e Rusisë.

Në një intervistë televizive ai shtoi se NATO duhet ta kuptonte shumë mirë, se sot, në krahasim me dhjetë vjet më parë, mund të presë shumë pak mundësi se Turqia do të ishte në anën e NATO-s në rastin e një konflikti.

Përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Kei Beili Hatçison, konfirmoi se gjatë takimeve të ardhshme, tema kryeaore ë bisedimeve do të ishte ndërmarrja e një pakete masash për Detin e ZI. Në mënyrë të veçantë, për të garantuar kalimin e sigurtë të anijeve ukrainase nëpërmjet ngushticës së Kerç.

NATO parashikon ndër të tjera që të dërgojë një numër të konsiderueshëm anijesh në detin e zi si dhe të rrisë nivelin e inteligjencës ushtarake. Kjo për shkak se aleanca euroatlantike është e bindur se Rusia e kërcënon atë në të gjithëbregun lindor dhe ko vetëm në veri. Gjithashtu NATO, thekson se i duhet garantuar siguria Rumanisë, Bullgarisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!