Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në margjinat e samitit të NATO-s në Vilnius. Më pas Erdogan deklaroi për mediat se “nuk ka ndërmend të krijojë armiq”, por do që të krijojë një marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore me Greqinë.
“Kjo është ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë kohës deri më tani. Biseda ime me Mitsotakis ishte rreth asaj që mund të bëjmë tjetër për të forcuar miqësinë tonë. Takimi me të ishte për rinovimin dhe rivendosjen e miqësisë sonë,” tha Erdogan.
I pyetur nëse Turqia është e gatshme të pranojë avionët e rinj luftarakë F-16 edhe përkundër kushteve strikte të Kongresit, si p.sh. përmbajtja nga veprimet e mundshme kundër Greqisë dhe Qipros, Erdogan tha:
“Dua të them se ne nuk kemi ndërmend të përdorim F-16 në këtë mënyrë dhe nuk i kemi përdorur kurrë për këtë qëllim më parë”, tha ai./abcnews.al