Erdogan: NATO nuk duhet të bëhet palë në luftën Rusi-Ukrainë

schedule14:26 - 9 Korrik, 2024

schedule 14:26 - 9 Korrik, 2024

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, por në të njëjtën kohë i përmbahet qëndrimit parimor se NATO nuk duhet të jetë palë në konfliktin në luftën ruso-ukrainase.

“Dihet se ne mbështesim integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Nëse flasim për hapat e ardhshëm për të mbështetur Ukrainën, ne gjithashtu i qëndrojmë parimit se NATO nuk është palë në luftë,” tha Erdogan përpara samitit të NATO-s në Uashington.

Erdogan tha se nuk do të ketë humbës në një paqe të drejtë, duke vënë në dukje se Turqia mori përgjegjësinë që në fillim për të siguruar një armëpushim dhe për të hapur rrugën për paqe të qëndrueshme.

/abcnews.ak

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!